Kur u fut në “Kazan Arena” për seancën e fundit stërvitore të Kolumbisë para ndeshjes së grupit me Poloninë, Radamel Falcao shikoi në drejtim të njërës portë dhe imagjinonte të shënonte gol.
Ishte gol që e kishte ëndërruar shumë herë. Dhe kjo ishte hera e fundit që ëndërroi.
Të dielën mbrëma, në një stadium të mbushur me fanella të verdha, goli të cilin e kishte pritur aq gjatë, erdhi. Erdhi në minutën e 70-të, te rezultati 1:0 për Kolumbinë. Falcao u pozicionua mirë, vrapoi për një top të saktë të Juan Fernando Quinteros dhe shënoi me të jashtmen.
“Tigri” vrapoi për të festuar, ku më tepët se 40 mijë tifozë e shprehën vlerësimin e tyre. Kontingjenti i Kolumbisë po bënte më tepër sesa të festonte një gol, po ndante momentin e kënaqësisë me kapitenin.