Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parave në 24 orë.
Rastet e falsifikimit të parasë janë raportuar në Prishtinë, Kamenicë, Pejë.
Prishtinë, 21.07.2021 – 09:20. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se gjatë kontrollimit të parave te deponuara është vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar. Rasti nen hetime.
Kamenicë, 10.07.2021-17:48. Më datë 21.07.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave të deponuara është vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë policore kanë sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime.
Pejë, 19.07.2021-18:00. Më datë 21.07.2021 ankuesja kosovare ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave të deponuara është vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 100 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë policore kanë sekuestruar kartëmonedhën. Rasti nën hetime.