Falsifikojnë rreth 40 mijë euro në Klinë, arrestohen të dyshuarit

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Të enjten rreth orës 18:00 janë arrestuar dy persona pasi që dyshohet se të njejtit kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta.

Policia gjatë një operacioni ka arrit të sekuestrojë  393 copë kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, transmeton Klan Kosova.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe dy telefona dhe një veturë”.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme