Tuba Buyukustun është një nga aktoret më të famshme dhe të pëlqyera turke.
Ylli i filmave tashmë nuk do të luajë filma vetëm në Turqi por ka marrë oferta dhe në Japoni.
Buyukustun ka fituar shumë fansa në Lindjen e Mesme dhe ishte anëtare jurie në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Azisë, vitin e kaluar.
Aktorja ka marrë një ofertë për të luajtur një film në Japni dhe mësohet se ky projekt do të jetë shumë i suksesshëm.
Tuba, e njohur për rolin e Elif në Diamante e Dashuri, po lexon skenarin e ri dhe këtë sezon do të jetë në ekran.