Familja 4 anëtarëshe gjendet e vrarë brenda një banese në New York City

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Dy fëmijë, njëri i moshës 1 vjeçe e tjetri 3, u gjetën të mbytur, bashkë me prindërit e tyre, brenda një banese në New York City, të hënën mbrëma.

Zyrtarët policorë të cilët u thirrën në vendngjarje në zonën Upper West Side të Manhattanit i gjetën trupat e fëmijëve dhe nënës e babait të tyre, 40 dhe 41 vjec, rreth orës 3 të pasdites, sipas orës lokale në këtë pjesë të Amerikës.

Të vegjilit u tha se kishin lëndime nëpër trup, ndërsa të rriturit shenja rreth qafës, njofton Klan Kosova.

Të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje, nga zyrtarët e emergjencave.

Policët që erdhën këtu e gjeten derën e mbyllur dhe ata ftuan zjarrëfikësit për të mundësuar hyrjen brenda.

Rasti po hetohet edhe në pistën vrasje-vetëvrasje.

Të ngjashme