Familja 4 anëtarëshe humb në Bjeshkët e Rugovës, u gjet nga dy vullnetarë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Stacioni Policor nё Pejё, ёshtё njoftuar se nё Bjeshkёt e Rugovёs ka humbur njё familje katёranёtarëshe.

Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё dhe njësitet e Policisё Kufitare menjёherё janё angazhuar pёr gjetjen e familjes nё fjalё.

Ndёrsa në kërkim janё angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarё tё cilёt kanё pasur njohuri të mira pёr Bjeshkёt e Rugovёs.

“Familja ёshtё gjetur nga qytetarët Idriz KURTBOGAJ dhe Liridon DEMAJ. Të cilët sot janë pritur në takim nga drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kolonel Sami Shabanaj, me ç’rast i ka falënderuar për kontributin si dhe u ka ndarë letёrfalënderim”.

Të ngjashme