Familja tetë-anëtarëshe Xhaferi që jeton në Hajvali të Prishtinës është në gjendje të vështirë ekonomike dhe kërkon ndihmën e të tjerëve.
Kryefamiljari i kësaj familje, Milaim Xhaferi, ka dërguar në adresë të redaksisë pamjet e shtëpisë ku ai jeton.
Siç shihet në fotografi, në afërsi të shtëpisë së tyre ka shpërthyer kanalizimi që, sipas Milaimit, ka ndodhur pesë vite më parë.
Personat të cilët duan t’i dalin në ndihmë kësaj familje të kontaktojnë në këtë numër: +38345654658