Plagosje me armë zjarri në Hajvali

Prishtinë | 21 Mar 2020 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 19 mars rreth orës 22:40 në Hajvali ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishin duke lëvizur me automjetin e tij së bashku me disa shokë, me të arritur në Hajvali janë sulmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur bashkudhëtari i tij viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme