Punime në Hajvali, disa zona nesër mbesin pa ujë

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e zonave /lagjja Veternik, lagjja Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së nesërme [27 tetor 2018 e shtunë] do të mbesin pa ujë të pijshëm gjithsej 7 orë, duke filluar nga ora 09 – 16:00.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartëcekura , janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali, njofton Klan Kosova.

Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme