Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Kështu bëri të ditur lëvizja Vetëvendosje.
“Kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar konferencë për media në ora 13:00.