Këngëtarja ikonike e muzikës shqiptare sot dha frymën e fundit në moshën 86 vjeçare.
Familja e këngëtares Nexhmije Pagarusha ka njoftuar hapjen e të pamës për nesër në hollin e Teatrit Kombëtar, e cila do të fillojë prej orës 08:00 deri 17:00, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin e lindjes, në Pagarushë të Malishevës, në orën 14:30.
Po ashtu, homazhet do të bëhen pasnesër, me datë 09.02.2020, do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar ku qytetarët do të mund t’i japin nderimet e fundit për të.
Familja duke dhënë të gjitha detajet e nderimit të këngëtares kërkoi të zbatohet protokolli.
Ja njoftimi i plotë:
Njoftohet i gjithë populli Shqiptar që me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund t’i japin nderimet e fundit.
Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njëjtin objekt-teatrin kombetar
Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit
E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.
ME RESPEKT,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”, njofton familja e të ndjerës.