Sot i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Nexhmije Pagarusha, do të varroset sot në vendin e lindjes.

Bilbili i Kosovës ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare, varrimi i saj bëhet nga ora 14:30.

Kjo është agjenda për ditën e sotme:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme