Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë nisur homazhet për bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Nderimet për këngëtaren sot janë organizuar nga Ministria e Kulturës.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Agjenda:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar ,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme