Familja e Zejnepe Berishës kërkon që t’i rritet dënimi vrasësit të saj

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 11:52 | Nga

Sot është mbajtur seanca e kolegjit gjyqësor për shqyrtimin e ankesave në rastin e Zejnepe Berishës, cila u vra nga bashkëshorti i saj.

Burri i saj, Nehbi Berisha u dënua me 12 vjet burg për vrasje të rëndë.

Avokatja e familjes së Zejnepe Berishës, Fehmije Berisha-Bytyqi, ka kërkuar që Nehbi Berishës, t’i rritet dënimi.

“Me Kodin e Ri Penal, kjo vetëm mund të dënohet edhe me burg për përjetshëm”, ka thënë ajo.

Këtë avokate e ka angazhuar Rrjeti i Grave, të cilat ishin prezente para Gjykatës duke protestuar dhe kërkuar që kërkesa e avokates për rritje të dënimit të aprovohet.

Ndërsa avokati i palës së akuzuar, Esat Gutaj, tha se “e ndjera bashkëshortja Zejnepja e ka tradhtuar bashkëshortin e saj me një zyrtar policor”.

“Duhet të shqyrtohet motive i vrasjes”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, avokati tha se klienti i tij është i sëmurë psikik dhe se ai duhet të trajtohet më ndonjë spital psikiatrik dhe jo në burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme