Familja mbretërore s’do të pajtohet me të dhe Meghan Markle, rrëfimi i rrallë i Princit Harry: Ëndërroj një familje

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Në një intervistë për “Itv” Princi Harry ka bërë një rrëfim të rrallë ndërsa ka folur për familjen. Ai është shprehur se ëndërron një familje dhe jo një institucion, por duket se familja mbretërore britanike nuk ka ndërmend të ‘pajtohet’ me të dhe Meghan Markle.

Ai është shprehur: “Do të doja që babai im të kthehej dhe po ashtu edhe vëllai im”, është shprehur Princi Harry.

Me pak fjalë, Princi Harry flet për një dëshirë për pajtim, por sigurisht këto fjalë të tij nuk do të duken si një dorë e shtrirë në sytë e Charles III dhe William.

“Çdo herë që jam përpjekur të mbrohem privatisht,  shtoi Duka ka pasur histori kundër meje dhe gruas sime”.  

Këto deklarata janë vetëm një pritje e intervistës, e cila mund të rezervojë surpriza të tjera, ndërsa pritet të bëhet publike e plotë.

“Unë dua një familje, jo një institucion” shtoi princi, duke u përpjekur në njëfarë mënyrë se ai nuk është fajtor për tensionet e brendshme brenda familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Intervista dhe kujtimet e Harrit pasojnë publikimin e serialit dokumentar, i cili tashmë ka rindezur në vëmendjen ndaj çiftit mbretëror dhe mosmarrëveshjet e tyre me pjesën tjetër të familjes.

Të ngjashme