Familja shqiptare duhet të largohet nga Franca, mobilizohen francezët

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 11:41 | Nga

Një familje shqiptare e cila është arratisur nga Shqipëria në vitin 2014 dhe e cila banon në Vitré, në afërsi të Rennes në Francë, është kërcënuar për t’u dëbuar.

Ajo e ka pranuar një urdhër për t’u larguar nga territori francez dhe ka afat prej 30 ditësh, duke llogaritur nga 23 maji i këtij viti.

Kryefamiljari është duke punuar në një shoqatë solidariteti në Vitré, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch.

Çifti shqiptar ka tre fëmijë: I madhi është duke vijuar mësimin në një shkollë të mesme, e dyta në një kolegj publik dhe e treta në një shkollë fillore në Vitré.

Në rrjetet sociale është iniciuar një peticion dhe deri më tani janë grumbulluar më tepër se 3.900 nënshkrime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme