Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, plaga e cila ishte dashur të mbyllet ka mbetur ende e hapur.
Janë ende të pagjetur mbi 1652 persona për fatin e tëcilëve familjarët ende nuk dinë asgjë, shkruan arbresh.info.
Rruga e bërë shumë herë në drejtim tëSerbisë nëmënyrë që tëgjendetdiçka për këta persona dhe kërkesa e vazhdueshme ndaj institucioneve që të bëjnë trysni më shumë tekndërkombëtarët, por dhe të politikanët e Serbë, për zbardhjen e fatit të bijve të tyre duket se tashmë ka filluar të zbehet.
Madje shumica e familjarëve tashmëështë kanëndërruar jetë duke mos ditur asgjë për trupat e familjarëve të tyre.
Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve tëtë pagjeturve, ka thënë për “Arbresh.info”, se pritjes se një ditë do të gjenden edhekëta trupa tashmë i ka ardhur fundi, dhe janë lodhur nga fjalët e kota të politikanëve.
“Në bazë të informacioneve që i kemi janë vetëm duke kërkuar në një lokacion në Gjakovë dhe askund tjetër. Në atë vend thuhet se kanë gjetur disa mbetje edhe të personave, por edhe të shtazëve ndërsa nuk dimë asgjë më shumë. Jam shumë i inatosur dhe i mllefosur me institucionet e vendit me procesin e gjetjes së personave të pagjetur.Ne kemi dërguar dokumentacione të sakta për disa lokacione ku dyshohet se ka varreza masive. Ne kemi edhe dëshmitarë të gjallë për ato lokacione, por ata nuk janë të interesuar që të shkojnë në ato pjesë. Me aq informacione sa kemi grupi punues do të vazhdojë edhe për disa ditë vetëm në Gjakovë pastaj diku në Lupq dhe dikur do të shkojnë në pushime dhe vetëm janë duke e zvarritur këtë proces dhe nuk shkojnë në vendet ku kemi dokumentacione. Po këtyre nuk ua ndien, pasi që marrin mëditje për çdo takim dhe punë që e bëjnë dhe nuk e qajnë hallin fortë për neve familjarët, ata vetëm janë duke i vazhgitur punët dhe po e shtyjnë këtë proces”, ka thënë Qerkini.
Sipas Qerkinit, institucionet e vendit dhe organet të cilat merren mekërkimin e personave tëpagjetur, nuk po i marrin parasysh dokumentet të cilat familjarëtu kanëdorëzuar disa pika ku dyshohet se ka varre masive.
Ai shton se njëra nga to është nëMitrovicën Veriore, por që institucionet nuk po kanëgatishmëri për të filluar gërmimet, ndërsa bën fajtor krerët e shtetit tëcilët sipas tij nuk është dashur tëshkojnë në dialog pa i vënëkushte Serbisëpersonat e pagjetur.
“Një prej lokacionet ku ne kemi fakte dhe kemidëshmitarë të gjallë se ka persona të varrosur është në Mitrovicën Veriore për çka edhe tëtërë materialin ja kemi dërguareinstitucioneve, por këta nuk po donëtë bëjnë asgjë në këtë drejtim. Ky proces që nga paslufta është duke dështuar nëvazhdimësi dhe nuk ka interesim nga institucionet e Kosovës për të zbardhur fatin e mbi 1000persona dhe nuk ju bëjnë presion ndërkombëtarëvepër të ju dhëne pikat satelitore tëvendet ku dyshohet se janë trupat varrosur dhe këta nuk ju kërkojnë”.
“As rasti i Rashkës nuk dihet se a kanë përfunduar apo jo sepse aty kanë qenë mbi 250 trupa dhe ne nuk i kemi gjeturedhe pas disa kërkimeve dhe kanë dalur vetëm 20. Me trupat e personave po bëhet lojë si nëKizhivec, si nëRashkë, por palës Serbe i qoftëhallall që po luan mëKosovën, sepse vetëm institucionet e tona nuk janë të vendosura dhe ështëdashur që tëndërpresin dialogun pa i qitë Serbia të gjithë vendet ku janë të varrosur të pagjeturit”, ka vazhduar më tej ai.
Duke treguar se pothuajse shumica e familjarëve tashmë kanëndërruar jetë duke i kërkuar tëafërmit e tyre , Qerkini thotë se tashmë ju ka humbur shpresa dhe se sipas tyre procesi i tëzhdukurve ka dështuar në vendin tonë.
“Për ne familjarët nuk ka shpresë më pasi që pothuajse shumica e familjarëve të pagjetur kanë vdekur dhe gati janë tu shua familjarët dhe më askush nuk do tëinteresohet më për fatin e tyre.Janë 1652 të pagjetur tëcilët familjarët e tyre presin ende për fatin e tyre edhe psetashmë nuk kemi shpresuar nga politikanet tanë, sepse këta kanë vetëm fjalë dhe premtime asgjë më shumë tash e 20 vite jemi lodhur nga ta”, ka përfunduar Qerkini.
E Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, thotë për “Arbresh.info”, se janë duke bërë përpjekje që të bindin palën serbe në mënyre që të rifilloj në gërmimet në pjesën e Serbisë.
“Aktualisht na jemi duke punuar dhe sapo janë përfunduar në Gjakovë, ndërsa tashmë do të fillojmë në lokacionet të cilat kanë mbetur në gjysmë shkaku i motit gjatë dimrit. Në Gjakovë ka pasur gjetje të disa kockave, por ne nuk e dimë kujt i përkasin pasi që jemi tu i prit procedurat në bazë të analizave për të ardhur të rezultati përfundimtar. Ne do të kërkojmë në të gjitha ato lokacion të cilat janë informatat të besueshme dhe ku ka dyshime se ka varre masive.Ne disa pjesë në Serbi si në Kizhivak e në disa lokacione tjera në jemi duke i pritur takimet e grupit punues dhe janë tema të hapura edhe pse ka pasur dyshime ende ata nuk kanë dhëne një sinjale dhe jemi duke i pritur ata për të filluar dhe gërmuar.Lokacionet të cilat do të rifillojnëgërmimet këtyre ditëve janëLupq, ne Prizren dhe ne vendet e tjera ku kanëmbetur në gjysmë”, ka përfunduar Gjeta.
Pushtuesi serb në konfliktin e armatosur në Kosovë vrau 15 mijë persona, dëboi 800 mijë të tjerë, ndërsa u zhdukën mbi 5000 persona, për 1652 prej të cilëve ende nuk u dihet fati.