Familjarët e të pagjeturve të Kosovës janë duke qëndruar për një vizitë në Londër ku do të takohen edhe me Princin Charls.
Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, kryetari i Komisionit për Persona të Pa Gjetur, Prenk Gjetaj, i cili ka thënë se familjarët ditën e djeshme kanë udhëtuar për në Londër.
Ai tha se gjatë ditës së sotme, Princi Charles, pritet të takohet me familjet e të zhdukurve nga Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Serbia.
Ky takim është organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.