Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.
Gjatë kontrollit në rrobat e sjella nga familjarët, janë tentuar të futen disa USB.
USB-të janë lokalizuar dhe vizita e personave në fjalë është anuluar.
Njoftimi:
Në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës
Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.
USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.