Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e fanellave të përfaqësueses së Kosovës në basketboll.
Fanellat do të shiten në butikun Collezione në sheshin Zahir Pajaziiti në Prishtinë dhe çmimi i një fanelle është 45€.
Kosova më 31 gusht zhvillon ndeshjen e parë në Grupin E kualifikues për EuroBasket 2017 ndaj Sllovenisë si mysafire. Më 3 shtator zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Ukrainës dhe FBK ka njoftuar se) fanellat do të shiten edhe në pikën e veçantë në Mitrovicë afër palestrës Minatori, ku do të zhvillohet ndeshja e parë si vendas.
Përpos Sllovenisë e Ukrainës, Kosova në grupi ka edhe Bullgarinë.