Fans i çmendur i Berishës, Trump dhe Marina Vjollës, kush është taksisti që tentoi të vetëdigjej para zyrës së Ramës

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Policia dhe Garda ndërhynë në kohë dhe 39-vjeçari mori plagë të lehta dhe tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një ditë më parë para Kryeministrisë ndodhi një ngjarje e rëndë. Një taksist në kushte të rënda psikike tentoi të vetëdigjej para zyrës së Edi Ramës.

Takisti, Uljan Kolgjegja

Uljan Kolgjegja është një emër i njohur për publikun, pasi taksia e tij është e veçantë. Ai ka marrë disa herë të tjera vëmendjen e mediave, pasi bëri tautazh portetin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Po ashtu ai njihet dhe si një fans i moderatores Marina Vjolla, të cilën e ka bërë gjithashtu tauzha

Kolgjegja, si një mbështetës dhe simpatizant i Donald Trump dhe në taksinë e tij mban fotografinë e Presidentit të SHBA. Pak kohë më parë ai është bërë personazh dhe nga mediat e huaja, pasi taksia e tij në ndryshe nga të tjerat.

Tentativa për vetëdjegje ndodhi mesditën e djeshme, taksisti tentoi t’i vinte flakën vetes përpara kryeministrisë, Ai u lye me benzinë dhe në momentin që ishte gati të ndërmerrte aktin e rëndë, u shpëtua nga patrulla e policisë që ndodhej aty pranë. Taksistit i është hequr patenta dy ditë më parë, për arsye që ende nuk dihen.

Të ngjashme