Fansat hedhin akuza të forta ndaj Khloé Kardashian

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Fansat e Khloé Kardashian kanë reaguar ndaj një postimi të yllit në Instagram. 38-vjeçarja ka shpërndarë disa foto në të cilat i duket barku.

Një ndjekëse reagon me dyshimin se Khloé po merr ilaçe për të humbur peshë.

Vetë Kardashian e mohoi këtë. “Le të mos i diskreditojmë vitet e mia të stërvitjes”, tha ajo.

Bukuroshja shtoi se zgjohet “pesë ditë në javë në orën gjashtë për t’u stërvitur”, dhe për këtë arsye u kërkon ndjekësve të ndalojnë me supozimet e tyre të këqija.

Ndjekësit pretendojnë se ajo ka “ndryshuar fytyrën e saj”, për të cilën Kardashian thotë se duket vetëm kështu sepse ajo mban balluke në foto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme