Fansja e pafat e Adele

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 11:22 | Nga

Një mësuese e muzikës e ka lutur këngëtaren e njohur Adele që të mos anulojë koncertet e saj, pasi kanadezja ka udhëtuar më shumë se 18 mijë milje për këto koncerte, të cilat janë anuluar nga ylli britanik.

Lori Shortall nga Newfoundlandi i Kanadasë, kishte rezervuar një biletë për koncertin e Adele në Londër, por krijuesja e hitit “Hello” e anuloi atë koncert. Kjo është hera e tretë me radhë që mësueses së muzikës i anulohen koncertet e Adele., shkruan koha.net.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë të ketë shpenzuar rreth 10 mijë dollarë për të ndjekur koncertin e Adele.

“Adele. Kjo është hera e tretë që t’i anulon koncertin. Houston [2011], Phoenix [2016] dhe Londër [2017]. Jam mësuese e muzikës në Kanada dhe jam harxhuar shkaku i koncerteve të anuluara”, ka shkruar ajo.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme