Farat e lirit ndihmojnë edhe kundër kancerit

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 05:52 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i rekomanduar i farave të lirit është një deri në dy lugë në ditë. Farat e lirit mund të shtohen shembull në jogurt, drithëra, musli, gjellë, kurse shërbejnë si preventivë për shumë sëmundje

Ekzistojnë edhe arsye tjera për përdorimin e farave të lirit përveç që ndihmon në tretje dhe pengimin e diabetit-Tip 2. Studimet e reja po zbulojnë se farat e lirit gjithashtu janë të pasura me faktorë hormon-modulizuar siç janë fitoestrogenët, të cilët vërtetë ndihmojnë zvogëlimin e ndikimeve të dëmshme të estrogeneve në trup, veçanërisht ndikimeve të lidhura me nxitjen e rritjes dhe përhapjes së qelizave të kancerit.

Shkencëtarët sqarojnë që në bazë të provave të shumta duket se farat e lirit janë plotësisht të afta për parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe sëmundjeve tjera të kancerit të lidhura me hormonet, pa nevojë për barëra të cilët shpesh kanë pasoja të padëshirueshme. Ndikimi kryesorë përgjegjës për këtë qëllim është modulimi selektiv i receptorëve estrogjen apo mundësia që të rregullohet ndikimi i estrogjenëve në inde ku mundë të shkaktojnë dëm, dhe të ri-rregullohet në vendet tjera ku mundë të sjellë dobi.

Në vend që të bëhen të dëmshëm, sidomos tek meshkujt, fotoestrogjenët e bimëve mundë të kanë qëllim funksional për bllokimin e estrogjenëve të dëmshëm të cilët ushqejnë hormonet të lidhura për kancerin, siç është ilustruar me disa studime, duke përfshirë edhe studimin e botuar në gazetën “Clinical Cancer Research”. Te pacientët të cilët kanë ngrënë një kek me 25 g fara të lirit për 32 ditë, është vërejtur se kanë zvogëlim të dukshëm të markerëve të tumorreve, si dhe rritje të dukshme të apoptozës apo vdekjes së programuar të qelizave të kancerit.

Ngjashëm, studimet e botuara në gazetën Cancer Epidemiologi, kanë dëshmuar se meshkujt të cilët në ushqimin e tyre kanë fara të lirit kanë kaluar shumë më mirë në kuptimin e përhapjes së qelizave të kancerit në krahasim me meshkujt me ushqim pa fara të lirit. Në të dy rastet, farat e lirit zvogëlojnë dukshëm aktivitetin e qelizave të kancerit dhe përhapjen, duke sugjeruar se kjo mundë të ketë rol shumë më aktiv në parandalimin dhe shërimin e kancerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme