Faruk Dakaj, e ka paditur Frashër Krasniqin e PSD-së për shpifje.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dakaj përmes një shkrimi në Facebook, ku ka publikuar edhe padinë.
Sipas tij, Krasniqi ka shpifur ndaj Dakajt në debatin televiziv “Pressing” të T7, i cili edhe deponoi padi për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Dakaj argumenton padinë e tij duke pretenduar se nuk është pronar i asnjë kompanie, për të cilën ka postuar edhe certifikatën e ARBK’së.
Dakaj pretendon se argumenton edhe për dy raste tjera të cilat sipas tij Frashër Krasniqi ka shpifur, është fjala për “Ndërtimin e shtratit të lumbardhit” në qytetin e Prizrenit dhe “Ndërtimi i Pishinës Olimpike” në Prizren.
Dakaj në padi kërkon dëmshpërblim me vlerë 50 mijë euro. Mjete këto të cilat do të shkojnë si donacion humanitar për trajtimin e personave me çrregullime psikike.