“Fat Man”, ishte një bombë plutoniumi e vendosur në aeroplanin bombardues amerikan B-29, Bockscar, e cila ishte planifikuar për t‘u lëshuar më 9 gusht 1945, në qytetin japonez Kokura, tri ditë pasi Shteteve e
Bashkuara kishin hedhur një bombë atomike shkatërruese në Hiroshima. Moti ishte i vrenjtur dhe shikueshmëria e dobët, kështu piloti zgjodhi objektivin më të afërt, Nagasakin.
Bomba “Fat Man” shkatërroi më shumë se gjysmën e Nagasakit dhe vrau 74.000 njerëz, duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, të nesërmën Japonia u dorëzua pa kushte.