Fati i keq i kapitenit “të parë” të Kosovës

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Anel Rashkaj është i vetëdijshëm se për të mbajtur vendin në përfaqësuese të Kosovës i duhet të luajë të paktën në kategorinë e parë të Suedisë, e njohur si Allsvenskan. AFC Eskilstuna nuk ia ka dalë të sigurojë ekzistencën në Allsvenskan për edicionin e ri, atë të vitit 2020 dhe kjo e ka shtyrë Rashkajn që të mos e vazhdojë kontratën me këtë skuadër.

Kontrata e Rashkajt me Eskilstunan është e vlefshme deri më 31 dhjetor, por mesfushori qendror të enjten mbrëma ka njoftuar se nuk do të vazhdojë kontratën me këtë klub suedez. Eskilstuna e ka përfunduar kampionatin e vitit 2019 në vend të fundit dhe kështu edicionin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë të Suedisë. Paraqitja në kategorinë e dytë të Suedisë do ta largonte shumë Rashkajn me synimin për të vazhduar të paraqitet për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Rashkaj është prej lojtarëve simbol të përfaqësueses së Kosovës. Aktualisht është lojtari që luan për kohën më të gjatë te Kosova. Por në nivel klubesh, 30-vjeçari deri më tani nuk ka arritur pritshmëritë. Karrierën e ka zhvilluar kryesisht në Suedi e Norvegji, por asnjëherë në klube të forta, të denja për të luftuar për trofe. Ishte i rëndësishëm, por në klube të vogla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme