Rashkaj i pakënaqur me stërvitjet që bënte te Prishtina

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 12:18 | Nga

Anel Rashkaj kërkon që të jap përsëri kontributin e tij për futbollin kosovar.

Tashmë në moshën 28 vjecare, ai flet për eksperiencën e kaluar prej tij te Prishtina, e cila pretentohej se do të ishte 2-vjeçare por zgjati vetëm 2 muaj.

“Unë jam profesionist dhe normalish kërkoj disa kushte për të ushtruar profesionin tim. Kam 11 që luaj në nivele të mira dhe u riktheva të ndihmoja Prishtinën, por në rradhë të parë për arsye familjare. Mund të them se ishte e tmerrshme sesi zhvillohej stërvitja, profesionalizmi, kushtet dhe të gjitha faktorët e tjerë”.

“Të rinjtë në Kosovë kanë dëshirë të madhe për futbollin por ajo që duhet të rritet është patjetër profesionalizmi, me këtë do tërheqim më shumë drejt futbollit por edhe do të risim nivelin” thekson Rashkaj.

Ai gjithashtu gjen vend të komentoj edhe Skënderbeun për dënimin që ka marrë nga UEFA.

“ Ka pasur gjithmonë tentative për ta prishur futbollin, që kur ne jemi pranuar në Fifa dhe Uefa. Them se dënimi i Skënderbeut do ti bëj mirë të githëve pasi do të mësojnë nga kjo dhe do arrijnë të kuptojnë se rruga tjetër është më e mirë” përfundon Anel Rashkaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme