Fati i një gruaje në skenën e Teatrit të Gjilanit

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 19:42 | Nga

Publiku mbrëmë e ka mbushur sallën e Teatrit të Qyteti të Gjilanit, ku në skenë është vënë monodrama “Portreti i Pakryer”, me autor Besim Rexhaj, me regji të regjisores Elmaze Nura, e me aktrimin e Aurita Agushit.

Këtë shfaqje, në Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, e solli Teatri Dodona, ndërsa në ekipin realizues ishin edhe Memli Kelmendi – muzika, Agnes Nokshiqi – koreografia, Majlinda Kelmendi skenografia e Samka Ferri – kostumet, derisa për ndriçim ishte përkujdesur Skënder Latifi.

Kjo monodramë zhvillohet në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, ku aktorja Aurita Agushi na sjellë personazhin e një gruaje, fatin e saj, përpëlitjen me vetveten, por edhe me të tjerët, për të shpërthyer dufin e revoltës që ka përbrenda vetes. Ajo ishte viktimë e kurtheve të jetës dhe e kurtheve të familjes së saj, të babait, i cili në vitet e 90’ta ishte pjesë e sistemin politik.

Poashtu, ajo me vite përpiqet ta ruaj dashurinë për njeriun e jetës, një i burgosur politik, por që letra e lamtumirës nga ai, e sjellë atë në një situatë kritike, në një situatë psikologjikisht të rëndë.

Megjithatë ajo përpiqet t’i ngjallë vetës shpresë, duke u përpjekur që të jetë vetvetja, duke u përballë me konfliktet e brendshme e të jashtme, me vetveten e me të tjerët, duke luftuar me zërat brenda vetes që e pushtojnë…, por që në fund tretet brenda errësirës së skenës, derisa në sfond alarmi nxjerrë edhe tragjiken e kësaj shfaqjeje, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme