Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar ndryshim-plotësimin e vendimi të Qeverisë lidhur me kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se përbërja e komunitetit ndërministror lidhur me kompleksin memorial do të mbetet e njëjtë.
“Sipas këtij ndryshimi, ndryshohet pika 1 e vendimit të qeverisë e cila ka të bëjë me përbërjen e komunitetit ndërministror kështu që ky komunitet do të ketë këtë përbërje, kryesues sv. kryeministri Limaj”, tha Haradinaj.