Fatmir Limaj: Së paku një i punësuar në çdo familje

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 15:18 | Nga

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka zhvilluar të martën një takim me simpatizantë dhe anëtarë të kësaj partie në Shtime, para të cilëve ka prezantuar programin për bujqësinë.

Ai me këtë rast tha se Nisma për Kosovën ka dalë me një paketë sociale që i ka munguar deri më tash Kosovës, ku në këtë pako motori kryesor është mbështetja e bujqësisë dhe biznesit.

“Ne kemi deklaruar se janë 25 mijë familje në Kosovë që nuk kanë asnjë person të punësuar. Kjo padrejtësi duhet të ndalet. Qytetarët duhet ta shohin dorën e shtetit dhe mbështetjen e shtetit. Prioritet do të jetë punësimi i një personi për çdo familje”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, projekt tjetër që Nisma ka lansuar është vetëpunësimi, ku do të punohet shumë për realizimin e këtyre premtimeve. Ai tha se mundësitë buxhetore janë deri në 400 euro për të investuar në bujqësi.

“Ne duhet të heqim dorë nga të ashtuquajtura subvencione. Ka ardhur koha me pa kush e ka njëmend me u marrë me bujqësi dhe me i dhënë mbështetje”, u shpreh Limaj.

Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri reformatore, merr vendime të mëdha dhe i jep mbështetje punëtorit, dhe që paga minimale në sektorin privat dhe atë shtetëror të jetë e njëjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme