Ish-eprori i UÇK-së, Fatmir Limaj e ka shitur banesën në qendër të Prishtinës për t’i paguar avokatët në çështjet të cilat janë duke u zhvilluar ndaj tij.
Limaj, i cili për momentin përballet me aktakuzë për krime lufte në Bellanicë dhe me aktakuzën për korrupsion në kohën sa ishte ministër i Transportit, ka deklaruar në formularin e pasurisë se ka shitur pronë për të garantuar mbrojtje ligore.
“Banesa me sipërfaqe 110 m2, e cila ka qene e përbashkët familjare (e cila ka qenë e deklaruar edhe në deklarimet e mëhershme të mia të pasurisë) është shitur nga ana e familjes. Nga një pjesë e këtyre mjeteve materiale është bërë pagesë për mbrojtjen time ligjore në procese gjyqësore kurse pjesa tjetër do të përdoret për nevoja të tjera”, thuhet në deklarimin e Limajt në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Përkundër kësaj Limaj ka deklaruar se ka një pasur prej 841 mijë e 924 eurosh.