Fatmir Limaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë me qetësi dhe përgjegjësi

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin e votimit, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, Limaj ka theksuar se kjo është dita kur dëgjohet zëri i qytetarëve dhe kur vullneti i tyre vendos për të ardhmen e Kosovës.

Ai i ka ftuar votuesit që të dalin në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi, duke përdorur të drejtën e tyre demokratike për të shprehur vullnetin politik.

“Vota juaj ka rëndësi, përdoreni për të ardhmen që dëshironi për veten dhe Kosovën”, ka theksuar Limaj në mesazhin e tij.

Lideri i Nismës Socialdemokrate ka apeluar për një proces të qetë dhe demokratik, duke inkurajuar pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.

Të ngjashme