Fatmir Sejdiu heq dorë si president nderi i LDK-së

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 20:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i deritanishëm nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka braktisur mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pasi ka hequr dorë nga posti i nderit.

Ish-presidenti i vendit nuk do të garojë as për deputet në radhët e LDK-së.

Sejdiu tha për gazetarët se erdhi në mbledhjen e Këshilli të Përgjithshëm të partisë, megjithëse nuk ishte i ftuar.

Këshilli i Përgjithshëm po mban në mbrëmje mbledhje, ku pritet të përcaktojë listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Kryetari i nderit akuzoi kryetarin Mustafa se veç e ka paraqitur listën e kandidatëve për deputetë, pa konsultuar Këshillin Drejtues dhe strukturat e tjera, sipas statutit të partisë.

Ai tha se edhe për lidhjen e koalicioneve me dy-tre parti të tjera është dashur të ketë konsultime.

“Kam ardhur me marr pjesë edhe pse nuk kam qenë i ftuar. Kisha për qëllim të shtoj vrojtimet e mia si të ecë dhe si të zhvillohet ky proces. Sikur më parë, edhe sot kryetari i partisë, po vendos”, tha Sejdiu, për gazetarët, pasi e lëshoi mbledhjen në mënyrë demonstrative.

“Mendoj se është një avaz apo cikël i keq që vazhdon”, tha Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme