Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, njihet për reagimet dhe komentet e tij të shumta në rrjete sociale.
Por, si duket ai ka rënë pre e sulmeve kibernetike, pasi profili i tij i Facebook mban emër tjetër.
Një një postim në rrjetin social Twitter, aktori ka bërë të ditur se ia kanë vjedhur profilin, duke e shndërruar në diçka krejt tjetër.
“Miq, më kanë vjedhur kodin e Facebook dhe ma kanë marrë ‘account-in’, duke e shndërruar në diçka krejt tjetër”, është shprehur ai.
Mes tjerash Fatmiri shtoi: Nëse keni ndonjë ide për ndihmë më tregoni. Edhe një ‘retweet’ do të kishte qenë mirë”.
Ndërkaq, profili i tij tashmë mban një emër tjetër, teksa i kanë fshirë të gjitha fotografitë e mundshme.