Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e AAK-së, Faton Jakupi ka takuar disa të rinj të lagjes ‘Iliria’.
Ai tha se këta të rinj i kanë ofruar mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme për kontributin e tij për qytetin e Kamenicës.
Postimi i plotë:
Kafeja e mëngjesit të shijon më shumë kur pihet me të rinjt. Janë këta disa nga djemtë e zellshëm e punëtor të lagjes ‘Iliria’, të cilët vazhdimisht më përkrahin në punën time për qytetin tonë. Ne e duam qytetin tonë, duaje edhe ti duke ia besuar qeverisjen atyre që e njohin çdo problem. Faton Jakupi AAK
121