Kandidati për deputet, Faton Topalli, ka thënë në tubimin elektoral të Shtimes se ndihet i nderuar që është pjesë e listës së VV-së.
“Të dashur mërgimtarë që keni kontribuar që jepni për ne dhe Kosovën më shumë se të gjitha rrogat dhe pensionet që jep shteti i Kosovës ju premtojmë se nuk do të paguani më doganë taksën e gjelbër. Qeveritarët nuk ju deshën, por qytetarët e Kosovës ju duan shumë, ju duan me zemër”, tha ai në tubimin e sotëm, transmeton EkonomiaOnlinek.
Topalli iu ka bërë thirrje votuesve të partive të tjera që janë të pakënaqur me qeveritë e pasluftës që të bashkohen me VV-në, teksa ka shtuar se qeverisja e VV-së do të jetë qeverisje e të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.
Dardan Sejdiu në Shtime: Jemi gati për ta qeverisur Kosovën
Në tubimin elektoral të Shtimes, Nënkryetari i VV-së dhe kandidati për deputet, ka thënë se VV është e gatshme që të vendosin vijë të kuqe krimit dhe korrupsionit dhe të gatshëm për ndryshimin.
“Shteti zhvillimore, prej një tregtie që tregon mallra të huaj, në një ekonomi që prodhon dhe punëson, eksporton, rivitalizon Trepçën dhe bën Kekun ndërmarrje të suksesshëm. Pra prej një ekonomie për pushtetarë në një ekonomië për qytetarë”, ka qenë zotimi i Sejdiut në lidhje me ekonominë në tubimin e mbajtur në Shtime.
Shpend Ahmeti në Shtime: Mërgimtarët po më shkruajnë se po vijnë për të votuar VV-në
Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet, Shpend Ahmeti, në tubimin elektoral të Shtimes, ka thënë se përkrahja nga populli ka ardhur si rezultat i asaj që VV në vazhdimësi e ka dashur popullin.
“Na e kemi dashtë e duam dhe do ta duam popullin se jemi vetë qytetarë të kësaj Republike”, ka thënë Ahmeti në Shtime, përcjell EO.
Ahmeti ka thënë se shumë mërgimtarë i kanë shkruar nga diaspora, të cilët i kanë thënse se po nisen drejt Kosovës për të përkrahur VV-në.