Fauci: Sigurisht se nuk e dimë tërë historinë e COVID-19

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Mjeku Anthony Fauci tha se shkaku që COVID-19 është një sëmundje kaq e re, ne sigurisht nuk e dimë tërë historinë e saj, raporton CNN.

“Unë mendoj se kemi marrë mësimin që është duhur ta kemi ditur nga përvoja jonë me shpërthime të tjera – është se kur merreni me një punë në zhvillim, gjërat ndryshojnë”, tha Fauci gjatë një interviste me Shoqatën e Sëmundjeve Infektive të Amerikës.

Intervista u regjistrua javën e kaluar, përpara ndërhyrjes kirurgjike në fytin e shkencëtarit amerikan, transmeton Telegrafi.

“Ne ende jemi duke mësuar gjëra në kohë reale”, tha Fauci. “Ju duhet të mbani mendjen e hapur – me siguri nuk e dini të gjithë historinë – në muajin e parë, të dytë ose të tretë apo edhe në të katërtin” shtoi ai.

Edhe sot, ne po mësojmë për transmetueshmërinë e COVID-19, transmetueshmërinë asimptomatike dhe efektet e mbetjeve kronike, shtoi 79-vjeçari.

Ndryshe, 23.7 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë vdekur mbi 814 mijë persona

Të ngjashme