Një zarf që i ishte dërguar Shtëpisë së Bardhë dhe ishte detektuar prej autoriteteve amerikane përmbante ricinë, helm ky vdekjeprurës që dukej të ishte dërguar nga Kanadaja, kanë bërë të ditur të shtunën autoritetet kanadeze.
Një zëdhënës i Policisë Mbretërore kanadeze (RPCMP) e ka konfirmuar për agjencinë Reuters se “kishte pranuar kërkesë për ndihmë nga Byroja Federale amerikane e hetimeve (FBI) në lidhje me letrën e dyshimtë, që i ishte dërguar Shtëpisë së Bardhë”.
RCMP ka shtuar se “FBI-ja ka kryer një analizë të substancës që është gjetur në zarf. Në këtë analizë është konstatuar prania e ricinës, substancë helmuese”.
Zarfi ishte zbuluar në qendrën postare të qeverisë, para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret amerikan nuk kanë dashur të komentojnë.