FBI-ja konfirmon se trupi i gjetur është i 22 vjeçares së zhdukur

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Byroja Federale e Hetimeve ka konfirmuar se një trup i gjetur në një park kombëtar të dielën është i blogurës së zhdukur, Gabby Petito.

Një ekspert i forenzikës vlerësoi se vdekja e saj është vrasje, por nuk dha hollësi për mënyrën se si ka ndodhur vdekja, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Petito, 22 vjeçe, ishte duke e vizituar parkun kombëtar “Grand Teton” me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, 23 vjeç.

Policia është vënë në kërkim të këtij personi dhe vendndodhja e tij tash për tash nuk dihet. Ndonëse po kërkohet, ai nuk është akuzuar ende për ndonjë krim.

Çifti ishte duke udhëtuar disa javë para se Laundrie të kthehej në shtëpi në Florida i vetëm më 1 shtator. Ai nuk i kontaktoi as policinë, as familjen e të fejuarës për kthimin e vet.

Familja e të fejuarit të së zhdukurës e shpalli atë të zhdukur gjatë fundjavës. Familja thotë se çifti shkoi për ngjitje në mal më 14 shtator dhe nuk u kthye më. Para se të zhdukej, burri kishte refuzuar që të fliste me hetuesit.

Të ngjashme