FBI kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Biden

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Byroja Federale e Hetimit ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Rehoboth të Delaware si pjesë e hetimit për dokumente të klasifikuara, disa prej të cilave janë gjetur më herët në shtëpinë dhe zyrën e përdorur nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Avokati i Biden bën me dije se ky kontroll ishte rutine dhe kishte mbështetjen e plotë të presidentit, për këtë arsye nuk u nevojit as paraqitja e një mandati kontrolli.

FBI ende nuk e ka komentuar ngjarjen, ndërkohë që hetimet për kërkimin e dokumenteve sekrete është zgjeruar pasi gjetjes së tyre në shtëpitë e ish-presidentit Trump dhe ish-zv.presidentit Pence.

Sipas avokatit Bob Bauer kontrolli u krye pa njoftim paraprak në interes të sigurisë operacionale dhe integritetit.

Më herët, presidenti Biden ka shprehur gatishmërinë se do të bashkëpunonte plotësisht për këtë hetim që mund të marrë përmasa më të mëdha.

Të ngjashme