FDA aprovon vaksinën për parandalimin e Ebolas

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka aprovuar për herë të parë në Shtetet e Bashkuara një vaksinë për parandalimin e virusit vdekjeprurës Ebola.

Vaksina Ervebo, u zhvillua nga Merck dhe mbron nga sëmundja Ebola (EVD) e shkaktuar nga virusi Zaire te njerëzit 18 vjeç e më të vjetër, tha FDA në një deklaratë.

Rastet e virusit Ebola në SHBA janë shumë të rralla dhe kanë ndodhur në përgjithësi kur njerëzit tashmë të infektuar me virus kanë udhëtuar në vend ose kur punonjësit e kujdesit shëndetësor janë infektuar duke trajtuar ata që janë sëmurë.

“Ndërsa rreziku i sëmundjes së virusit Ebola në SHBA mbetet i ulët, qeveria amerikane mbetet thellësisht e angazhuar për të luftuar shpërthimet shkatërruese të Ebolës në Afrikë, duke përfshirë shpërthimin e tanishëm në Republikën Demokratike të Kongos” tha Anna Abram nga FDA.

Të ngjashme