Një dozë e vetme e vaksinës së kompanisë “Johnson&Johnson” ofron mbrojtje ndaj COVID-19. Ky është konstatimi i një analize të rregullatorëve amerikanë për ilaçe, në atë që e hap rrugën për marrjen e një vendimi përfundimtar për vaksinën e re dhe më të lehtë për përdorim në synim të frenimit të pandemisë.
Shkencëtarë të Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe kanë konfirmuar se vaksina është në përgjithësi 60 për qind efikase në parandalimin e rasteve të lehta dhe të rënda të sëmundjes COVID-19. Agjencia ka bërë të ditur gjithashtu se vaksina e kësaj kompanie është e sigurt për përdorim, në atë që mund ta përshpejtojë procesin e vaksinimit meqë e kërkon vetëm një dozim në vend të dy me kurat e kompanive të tjera. Ky është një hap tutje drejt vlerësimit mbi aprovimin e përdorimit të vaksinës së tretë kundër COVID-19 në SHBA.