Vendimi u bë i ditur para pak orësh nga vetë federata, ndërsa shkaqet janë sa ekonomike, aq edhe sportive, pasi mungojnë alternativat.
Jorge Sampaoli ka një kontratë me Federatën Argjentinase dhe në rast shkarkimi do të duhet të dëmshpërblehet me 7 milionë euro, një shifër aspak për t’u neglizhuar.
Nga ana tjetër, për momentin drejtuesit e Federatës nuk kanë gjetur asnjë emër të përshtatshëm, për t’i besuar drejtimin e skuadrës në këtë moment të vështirë, kur pritet edhe rinovimi i ekipit, transmeton “SS”.
Kujtojmë që Argjentina kaloi me shumë vështirësi grupet në Rusi dhe u eliminua në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht nga Franca me rezultatin 4-3, ndërsa Lionel Messi mbeti tërësisht në hije.