Federata Evropiane e Gjimnastikës do t’i dhurojë një donacion në vlerë prej 60 mijë eurosh Federatës e Gjimnastikës të Kosovës (FGjK).
Kështu bëri të ditur kryetari i Federatës së Gjimnastikës, Besim Halilaj, në hapjen e garave për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Halilaj në një prononcim për Ekonomia Online, tha se kjo ndihmë nga federata evropiane do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për sportistët.
FGjK organizoi sot në Palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë gara për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, ku morën pjesë dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme.