Nga një e ndezur e cigares me uniformë të Përfaqësueses në pritje të aeroplanit, dukej skandal i mjaftueshëm nga lojtarët e futsallit për të mos i marrë fare me vete.
Por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e heshti skandalin, ku tre reprezentues të Kosovës u panë teksa tymosnin në ambientet e jashtme të Aeroportit të Prishtinës, ndërsa po prisnin të niseshin për në Gjeorgji për të zhvilluar fazën kualifikuese për “Euro 2022”, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja e futsallit shkoi në Gjeorgji, fitoi një ndeshje, dy të tjera i humbi dhe u kthye në vend. Dhe, vetëm pas kthimit, Federata ka marrë vendim ta dënojë skandalin.
Të mërkurën, tre futbollistët që u fotografuan nga një tifoz duke pirë cigare janë suspenduar nga Përfaqësuesja e futsallit me vendim të Këshillit për Çështje Emergjente pranë FFK-së. Lojtarët janë Oso Gjinovci, Dardan Topilla dhe Bajram Ramadani.
Komisioni ka dhënë edhe arsyetimin, ndërkohë kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka treguar pse Federata nuk është marrë menjëherë me incidentin..