Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, po zhvillon konferencën e saj vjetore me temë: “Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare.
Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar”, në të cilën po merr pjesë edhe u.d Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.
Të pranishëm janë gjithashtu guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, rrethe akademike në vend, përfaqësues të sistemit bankar e financiar, përfaqësues të medias, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.
Kjo konferencë trandicionale po realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Banka e Shqipërisë ka nënshkruar me Universitetin e Oksfordit.
Konferenca është hapur me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Drejtorit të Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Oksfordit, Othon Anastasakis; Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Në sesionin e tretë-panelin e Guvernatorëve, pjesë e të cilit do jetë edhe u.d Guvernatorit z. Mehmeti do të diskutohet roli i tregut financiar dhe infrastrukturës së tij, ne vecanti rolin e segmenteve të tregut financiar që mungojnë dhe risive teknologjike në tregun financiar “FinTech” në zhvillimet aktuale të lidhura me rreziqet, qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e politikave monetare dhe të stabilitetit financiar.