Boksieri Haxhi Robin Krasniqi dhe e dashura e tij Heidi Lushtaku janë fejuar.
Çifti ka marrë pjesë së bashku në “Semper Open Balls 2017”, me veshje solemne.
Krasniqi ka postuar në faqen e tij në Facebook fotografinë, të cilën e ka shoqëruar dhe me një “emoji” unazë. Kjo ka bërë që të vërshojnë dhe urimet për fejesën e tyre.
Sidoqoftë, zyrtarizimi i fejesës pritet të ndodhë “në ditët e ardhme”. Ceremonia do të organizohet në Zvicër.