Këngëtarja e njohur Ariana Grande është fejuar me të dashurin e saj Pete Davidson, një muaj pas konfirmimit të lidhjes së tyre.
“Është një fejesë e bërë kohëve të fundit. Ata janë dy njerëz që e gjetën dashurinë shpejt dhe e bëjnë njëri-tjetrin të lumtur gjatë gjithë kohës”, ka thënë një burim për revistën e njohur “People”, transmeton Koha.net.
“Të dy kanë filluar të flasin rreth fejesës fundjavën që shkoi. Asgjë nuk kanë fshehur”, theksoi burimi.
Gjithashtu, çifti u ka treguar miqve për fejesën e tyre ndërsa ishin duke festuar në një ndejë të organizuar nga aktori i njohur Robert Pattinson fundjavën e kaluar.
Ariana dhe komediani Pete kanë filluar lidhjen në fillim të këtij viti, edhe pse besohet se ata njihen mes veti që nga viti 2016.