Artisti i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka tash e disa vite që është shpërngulur në Turqi.
Ai është bërë pjesë e kinematografisë turke, ndërsa viteve të fundit është komentuar mjaft shumë edhe për jetën private.
Duke qenë se prej kohësh aludohet për një lidhje të mundshme dashurie me aktoren turke, Hazal Senel, ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se i ka dhënë fund beqarisë.
Këngëtari nga Maqedonia ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren në Instagram, me anë të të cilës tregon se janë fejuar.
“Deri në fund”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.
Ndërkohë të njëjtën fotografi me po të njëjtin përshkrim e ka bërë edhe aktorja e mirënjohur në Instagramin e saj.
Hazal tashmë është e njohur edhe te publiku shqiptar me rolet e saj në filma të ndryshëm turk përfshirë këtu, “Bizans Oyunlari”, “The Ottoman Republic”, “Selena”, “Pis Yedili”, “Turk Mali” etj.
Në anën tjetër, Bertani javë më parë solli projektin e ri “Fluturojmë” në gjuhën shqipe pas një kohe të gjatë.